Roma dëshiron të “blindojë” Lorenzo Pellegrinin.
Sipas mediave italiane, rinovimi i kontratës së mesfushorit është një nga prioritetet kryesore të verdhekuqëve për fillimin e vitit 2021.
24-veçari është i padiskutueshëm në formacionin e trajnerit Fonseca dhe klubi për t’i paraprirë çdo surprize të pakëndshme ka vendosur t’i zgjasë kontratën futbollistit.
Por në shtëpinë e Romës rinovimi i Pellegrinit nuk është i vetmi, pasi në fillim të vitit të ri drejtuesit e kryeqytetasve duhet të zgjidhin edhe çështjen e rinovimit të Mirantes, pasi kontrata e tij skadon në qershor.