Trajneri i Bylisit Dovedan mori peshën e përgjegjësisë mbi vete përsa i përket humbjes 0-3 ndaj Kukësit duke theksuar se skuadra që ai drejton nuk bëri një ndeshje të mirë, duke gabuar që në fillim.
“Gabimi i Jankut? Nuk kemi bërë një ndeshje serioze.
Është hera e parë që skuadra na shënon 3 gola dhe nuk ka asnjë rast për të shënuar. Ne rrezikuam në pjesën e dytë, por nuk ia dolëm të shënojmë. Nuk mund të them asgjë për lojtarët e mi”.
“Shpresat për të ardhmen?
Ekipi do ndryshime dhe unë mendoj se mund t’i bëj ato. Plus sistemi që bëjmë nuk na ndihmon. Për këtë sistem duhen 20 lojtarë. Është shumë e vështirë për tëe bërë ndryshimin.”, u shpreh Dovedan.