Ashtu sikurse dhe pritej, Gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit, duke pezulluar dy asamble e jashtëzakonshme të KOKSH pasi janë thirrur në mënyrë të paligjshme.
Vendimi u mor sot nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës dhe u vendos “pranimi i kërkesës së FSHF për pezullimin e asamblesë së përgjithshme statutore të KOKSH të datës 13.12.2020 dhe asamblesë së përgjithshme zgjedhore të KOKSH të datës 23.12.2020”.
Duke nisur nga ky moment, Komiteti Olimik Shqiptar duhet të jetë i detyruar të zbatojë ligjin dhe të mos thellojë gjendjen e paligjshmërisë në të cilën është zhytur prej kohësh.
Pavarësisht mbështetjes së ndërkombëtarëve KOKSH është një organizatë që i bindet ligjeve të vendit dhe vendimeve të gjykatave.
Federata Shqiptare e Futbollit e kishte paralajmëruar ndjekjen në mënyrë ligjore të problematikave të konstatuara gjatë këtij procesi dhe iu drejtua gjykatës me një kërkesë rreth dy javë më parë.
Pasi u shqyrtua kjo kërkesë, gjykata i dha të drejtë gjetjeve të FSHF-së, duke nxjerrë në pah paligjshmërinë në thirrjen e dy asambleve të jashtëzakonshme.
Madje, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i kishte dërguar Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar në nëntor një letër ku bëheshin të qarta të gjitha.