Tifozët e Barcelonës duan “kokën” e Ronald Koemanit!
Trajneri i Barcelonës Ronald Koeman do të mbetet trajner i Barcelonës pavarësisht humbjes tronditëse me Juventusin dje në mbrëmje me rezultatin 0:3.
Edhe pse skuadra ka zhgënjyer shumë këtë sezon duke u renditur në vendin e nëntë në kampionat, holandezi ka ende besimin e drejtuesve të klubit.
Programi mediatik spanjoll “El Chiringuito de Jugones” raportoi se 57-vjeçari do të vazhdojë të drejtojë skuadrën, edhe pse po rritet presioni ndaj tij për ta shkarkuar nga detyra.