Grupi B i Ligës së Kampionëve padyshim që është grupi më i komplikuar pasi të katër skuadrat pjesëmarrëse në të kanë gjasa të kualifikohen më tutje edhe gjithçka do të vendoset sot kur luhet rrethi i fundit i ndeshjeve të këtij grupi.
Interi do të ballafaqohet me Shakhtar Donetskin në “Giuseppe Meazza” me fillim nga ora 21:00 dhe duhet vetëm të fitojnë dhe njëkohësisht të shpresojnë se do të shmanget një barazim eventual ndërmjet Real Madridit dhe Borussia Munchengladabchit, përcjell KosovaPress.
Këto janë formacionet zyrtare:
Inter: Handanovic Skriniar De Vrij Bastoni Hakimi Barella Brozovic Gagliardini Young Lukaku Lautaro
Shakhtar: Trubin, Dodo, Stepanenko, Taison, Marlos, Tete, Kovalenko, Matvienko, Maycon, Vitao, Bondar