Sulmuesi malazez Damir Kojasheviq, sipas burimeve nga Mali i Zi, është shumë afër që të firmos me ekipin e Feronikelit nga Drenasi.
Futbollisti Kojasheviq ka 33 vjet, së fundi ka luajtur për Sutjeskën e Nikshiqit dhe ka një përvojë të mirë.
Sipas burimeve jozyrtare, ai pritet që nesër të nënshkruajë me klubin nga Drenasi.
Gjithçka do të dihet nesër se a do të përforcohet “Nikli” me këtë lojtar, që në të kaluarën ka luajtur edhe për Astanën, Vardarin e Shkupit, Vojvodinën e Novi Sadit, Radniçkin e Nishit, Deçiqin nga Tuzi, Jagiellonab etj. po ashtu edhe për Kombëtaren e Malit të Zi.