Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe është bërë futbollisti më i ri në historinë e Ligës së Kampionëve që shënon 20 gola në këtë garë, duke thyer rekordin e Leo Messit.
Mbappe shënoi dy gola në fitoren e sotme të PSG-së 5:1 ndaj Istanbul Basaksehirit në Ligën e Kampionëve.
Si 21-vjeçar e 355 ditë, Mbappe është bërë futbollisti më i ri që shënon 20 gola në Ligën e Kampionëve, duke kaluar Messin.
Messi kishte arritur këtë numër golash si 22-vjeçar e 266 ditë.
Top-pesëshja në këtë listë mbyllet nga Raul, Alessandro Del Piero dhe Karim Benzema.