Menjëherë pas përballjeve në kuadër të Ligës së Kampionëve, Liga e Evropës rikthehet sot me shumë ndeshje interesante të parapara që të zhvillohen për ditën e enjte.
Sot pritet të konfirmohen të gjitha ekipet që do të kualifikohen në fazën e 16 më të mirëve, dhe KosovaPress ka ndarë ndeshjet më të rëndësishme që do të zhvillohen sot.
Bayer Leverkusen pret në shtëpi skuadrën e Slavia Prague. Të dy skuadrat ndajnë pikët e barabarta në Grupin C, gjithsej 12 sosh, por çekët gjenden në pozitën e parë për arsye se kanë regjistruar një fitore kundër Bayer Leverkusen. Të dy skuadrat kanë nga katër fitore dhe një humbje, por në rast se Leverkusen fiton sonte, do të kualifikohej nga pozita e parë.
Ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe ajo mes Napolit e Real Sociedadit. Italianët gjenden në pozitën e parë me 10 pikë të arkëtuara, dhe kanë regjistruar tre fitore, një barazim dhe një humbje, kurse skuadra e Real Sociedadit gjenden në pozitën e dytë, me dy fitore, dy barazime dhe një humbje, kështu në kuotën e tetë pikëve. Një fitore e mundshme e spanjollëve, do t’ia rrëmbente pozitën e parë Napolit.
Programi i ndeshjeve më interesante për ditën e sotme është i bashkangjitur më poshtë.
Grupi C
18:55 Bayer Leverkusen (2) – Sparta Prague (1) (Stadiumi BayArena)
Grupi F
18:55 Napoli (1) – Real Sociedad (2) (Stadiumi Diego Armando Maradona)
Grupi J
21:00 Tottenham (2) – Antwerp (1) (Stadiumi i Tottenham Hotspur)
Grupi K
21:00 Wolfsberger AC (2) – Feyenoord (3) (Stadiumi Lavanttal-Arena)