Interi merr lajmin tjetër katastrofal

Futboll

Interi merr lajmin tjetër katastrofal

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 11:36
Interi merr lajmin tjetër katastrofal

Interi merr lajmin tjetër katastrofal!

Skuadra italiane e Interit nuk do të përforcohet gjatë afatit kalimtar të transferimeve në janar të vitit 2021, përcjell “Calciomercato”.

Kjo vjen për arsye se “Nerazzurët” nuk arritën të kualifikohen në fazën e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve.

Madje humbën shpresat edhe për qëndrim në Ligën e Evropës, pasi që përfunduan në vendin e katërt në grup, pas barazimit pa gola me Shakhtar Donetsk.

Duke marrë parasysh këtë gjë, të ardhurat për Interin nuk janë të shumta, kështu duke e bërë të pamundur që tekniku Antonio Conte të përforcojë skuadrën e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat