Kapiteni i Interit, Handanovic analizoi barazimin pa gola kundër Shakhtar i cili eliminoi Nerazzurrët nga kompeticionet evropiane.
Gjatë një interviste për "Skysport", Handanoviq theksoi se Interi duhet ta pranojë verdiktin që i dha fusha pasi ka gabuar në 6 ndeshje.
"Ne e humbëm shansin edhe sot. Ne mund të kishim bërë më mirë, por nuk ka kohë për të qarë. Mbetemi në garë për kampionatin dhe Kupën e Italisë”, tha fillimisht Handanoviq.
-A nuk është Interi i gatshëm për Champions League?
“Pikët në fushë e thonë këtë dhe lartësia nuk gënjen kurrë. Janë 6 ndeshje dhe jo një, ne duhet të pranojmë verdiktin që fusha na dha”
-Çfarë mungonte?
"Provuam gjithçka dhe nuk arritëm të shënonim. Ata ishin të kënaqur me këtë gjë, unë prisja që ata të donin diçka më shumë. Kur gjërat nuk shkojnë mirë në Champions, kjo ju lë kaq të trishtuar, tani duhet të mendojmë për Cagliarin. Ne e humbëm synimin për ta kaluar në fazën tjetër".