E ardhmja e Hysajt diskutohet gjithashtu nga Armand Duka, president i Federatës Shqiptare të Futbollit. Duke folur për “Radio Kiss Kiss Napoli”, ai nënvizoi: “Unë nuk i di detajet e asaj që ka ndodhur në të vërtetë në PSG-Basaksehir, duhet të shohim se çfarë kanë shkruar zyrtarët e ndeshjes, ndaj nuk mund të jap gjykime.
“Europa League” është një kompeticion i rëndësishëm, me skuadra të listuara si Sevilla, Manchester dhe Napoli vitet e fundit.
Ne kemi tri arsye për të brohoritur Napolin në Shqipëri: kemi Rejën trajner, Hysaj luan aty dhe pastaj është Gattuso, ish-lojtar i Milanit. Edhe ne në flamurin tonë kemi ngjyrat kuqezi, si Milani.
Shorti i kualifikueseve të Botërorit? Ne jemi një ekip mesatar, Anglia është e shkëlqyeshme. Pastaj është edhe Hungaria, një ekip i mirë. Le të shohim se çfarë do të ndodhë, ne duhet të bëjmë mirë në shtëpi.
Hysaj? Shpresoj se do të qëndrojë te Napoli. Ai është një lojtar që mund të bëjë mirë aty, ka luajtur shumë ndeshje me fanellën blu, pse nuk mund të vazhdojë?
Ai luan si djathtas, ashtu edhe majtas. Së fundi ka shënuar edhe gola, siç bëri për Shqipërinë. Elseid është një lojtar me personalitet, gjithmonë e kishte këtë karakteristikë, edhe si i ri. Që 18 vjeç dukej si të ishte një futbollist me përvojë. Të luajturit me Napolin e ndihmoi të rritet”.