Ky ishte portieri më i çmendur në botë, ja veprimet e tija

Futboll

Ky ishte portieri më i çmendur në botë, ja veprimet e tija

Nga: Kemajl Goca Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 12:16
Ky ishte portieri më i çmendur në botë, ja veprimet e tija

Sot ka 54 vjeç por gjeneratat e vjetra e mbajnë mend sikur sot kolumbianin Rene Higuita!

Ish portieri më problematik në vitet e 90-ta, që besa mbahet mend edhe për atraksionet e tija që bënte në

Kampionatin Botëror të futbollit në vitin 1994 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Image

Ai ka qenë shumë problematik, nuk e kishte problemin edhe të rrezikonte dhe goditjen ta mbronte me thembrat e këmbëve, siç shihet edhe në video nga sekonda e 30-të.

Kaçurreli nuk e kishte telashe të braktiste portën dhe të driblonte, duke rrezikuar aq shumë por gjithmonë ka dalur fitues.   

Higurita vetëm në vitin 1992 ka mbrojtur në Valladolid kryesisht e ka kaluar karrierën në klubet kolumbiane, si Millonarios, Atletico Nacional, Veracruz, Independiente Medellin, Real Cartagena, Atletico Junior, Deportivo Pereira, Aucas, Guaros, Deportivo Rionegro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat