Drejtori i skuadrës së Ballkanit, Idriz Hajrizi është infektuar me COVID19.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë drejtori i suharekasve në llogarinë e tij në Facebook.
“Të nderuar miq e dashamirë.Sapo ma konfirmuan nga IKSHPK se kam rezultuar POZITIV me Sars-CoV-2.
Për dy jave jam në vetizolim.
Gjendjen shëndetsore nuk e kam keq. Të kujdesemi dhe të zbatojm masat antiCovid”, ka shkruar Hajrizi.
Kujtojmë se Ballkani sot do ta pres në shtëpi Trepçën ’89 me fillim nga ora 13:00.