Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat italiane. Sipas “Il Messaggero”, e ardhmja e drejtorit sportiv të Lacios, Igli Tare është e lidhur ngushtë me atë të trajnerit Simone Inzagi.
Ky i fundit ende nuk ka negociuar rinovimin me Lotiton, teksa shihet si një kandidat për të marrë stolin e Interit, në rast se zikaltërit vendosin të ndërpresin marrëveshjen e bashkëpunimit me trajnerin Konte.
Të njëjtën rrugë mund të ndjek edhe shqiptari që mund të bëhet kështu drejtori spotiv te Interi duke marrë vendin e Piero Auzilios që duket pranë largimit.
Ky do të ishte një hap i madh në karrierën e Tares, që është vlerësuar sezonet e fundit si një ndër drejtorët sportivë më të mirë në Itali.