Ujkani njofton se ende po vuan nga koronavirusi

Futboll

Ujkani njofton se ende po vuan nga koronavirusi

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 14:06
Ujkani njofton se ende po vuan nga koronavirusi

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, vazhdon të vuajë nga koronavirusi.

“Gardiani” që aktivohet me skuadrën e Torinos në Serie A, doli pozitiv më 23 nëntor, kur u kthye në Itali pas ndeshjeve të Kosovës ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë.

Ujkani është izoluar në shtëpinë e tij në Itali.

Së fundmi në rrjetin social “Instagram”, 32-vjeçari ka njoftuar se ende nuk është shëruar nga virusi.

“Still Positive (Ende pozitiv)”, ka shkruar Ujkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat