Skuadra e Llapit nga Podujeva importon tre pikë të mëdha nga fusha e futbollit të Flamurtarit të Prishtinës.
Llapjanët shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Arbërisë nga Dobraja e Madhe, në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Kosovës.
Mysafirët avancuan me golat e Prençit në minutën e 30-të dhe të Selmanit në atë të 39-tën.
Në minutën e 56-të, Labinot Ibrahimi ngushton humbjen.
Në minutën e 78-të, Avdulli ndëshkohet me karton të kuq dhe Arbëria mbetet me një lojtar me pak.
Arbëria mban vendin e gjashtë me 20 pikë, ka tre me shumë se Llapi në pozitën nëntë.
Superliga e Kosovës
Arbëria-Llapi 1:2
Ballkani-Trepça '89 2:0
Gjilani-Prishtina 0:3
Drenica-Drita 0:3
Feronikeli-Besa 3:0
Tabela
1. Drita 16 12 3 1 28:11 39
2. Ballkani 16 12 2 2 41:19 38
3. Prishtina 16 8 4 4 23:10 28
4. Feronikeli 17 5 8 4 20:13 23
5. Gjilani 16 6 5 5 12:15 23
6. Arbëria 17 6 2 9 16:19 20
7. Trepça 89 0:1 17 6 2 9 19:26 20
8. Drenica 17 5 3 9 11:25 18
9. Llapi 17 5 2 10 18:21 17
10. Besa 17 1 3 13 12:41 6
Në javën e ardhshme (e fundit e vjeshtës) takohen: Besa-Gjilani, Llapi-Feronikeli, Prishtina-Ballkani, Drita-Arbëria dhe Trepça '89-Drenica.