Ballkani nga Theranda ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Trepçës ’89 nga Mitrovica, në kuadër të javës së 17-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Në minutën e 62-të, Edvin Kuç realizon për epërsinë 1:0, ndërsa Gripshi shënon nga gjuajtja e lirë në minutën e 90+4 për fitoren e madhe.
Ballkani fiton tre pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit, ndërsa mysafirët luftuan deri në fund por jo edhe të befasojnë vendasit.
Ballkani renditet në vend të dytë me 38 pikë, ka një me pak se lideri Drita dhe Trepça zë pozitën e shtatë me 20 sosh.
Superliga e Kosovës
Arbëria-Llapi 1:2
Ballkani-Trepça '89 2:0
Gjilani-Prishtina 0:3
Drenica-Drita 0:3
Feronikeli-Besa 3:0
Tabela
1. Drita 16 12 3 1 28:11 39
2. Ballkani 16 12 2 2 41:19 38
3. Prishtina 16 8 4 4 23:10 28
4. Feronikeli 17 5 8 4 20:13 23
5. Gjilani 16 6 5 5 12:15 23
6. Arbëria 17 6 2 9 16:19 20
7. Trepça 89 0:1 17 6 2 9 19:26 20
8. Drenica 17 5 3 9 11:25 18
9. Llapi 17 5 2 10 18:21 17
10. Besa 17 1 3 13 12:41 6
Në javën e ardhshme (e fundit e vjeshtës) takohen: Besa-Gjilani, Llapi-Feronikeli, Prishtina-Ballkani, Drita-Arbëria dhe Trepça '89-Drenica.