Llapi arriti fitoren e tretë në katër ndeshjet e fundit. 1:2 fituan ata si mysafire e Arbërisë.
Deklaratë pas ndeshjes dha edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, shkruan Olle.
“Ka qenë më shumë psikologjike, se sa lojë futbolli… kemi pasur nevojë për pikë ndaj një Arbërie që po luan futboll të mirë, ishte fusha në gjëndje të rënduar andaj edhe e morëm atë golin nga ndërprerja, por nuk rrezikuam”
“Mendoj që djemtë treguan karakter të fortë dhe gjithë merita i shkon këtyre djemve, gjithmonë kam thënë që Llapi ka cilësi dhe kualitet, skuadra është komponuar dhe tashmë kemi edhe rezultate”
“Plani i parë sot ka qenë të marrim tre pikë dhe jo të luajmë futboll të bukur”
“Mendoj që Feronikeli ka skuadër të mirë dhe po luan mirë, ata kanë djem kampion, por ne do i qasemi lojës me seriozitetin maksimal dhe do kërkojmë të marrim pikë” – përfundoi Batatina.