Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina është deklaruar pas humbjes ndaj Llapit.
Skuadra mysafire fitojë me rezultat të ngushtë 1 – 2.
Pas ndeshjes, Morina tha se shkaku që nuk shënuan, i pësuan golat.
“Nuk ka çka të vlerësojmë, është ligj i pashkruar kur nuk shënon atëherë edhe pëson”.
“Dalja me karton na ka qit paksa nga binarët, por është pjesë e futbollit. Në zhveshtore thanë që ka qenë pak tendecioze por ta analizojmë dhe ta shikojmë më mirë”.
“Sot u futëm në lojë për tre pikë, dhamë maksimumin por nuk arritëm të bëjmë diçka më shumë”, deklaroi ai.
Në fund, Morina foli edhe për përballjen e radhës ndaj kampionit të Kosovës, Drita. Ai tha se do jetë kënaqësi të përballen me skuadrën nga Gjilani.
“Do jetë kënaqësi të luajmë ndaj një skuadër si Drita që luan në garat evropiane”- përfundoi tekniku prishtinas.