FIFA ka prezantuar listën me 55 lojtare për formacionin më të mirë në Botë për vitin që po lejmë pas.
Në mesin e tyre është edhe sulmuesja shqiptare, Kosovare Asllani.
Asllani është me prejardhje nga Kosova, luan për Real Madridin dhe kombëtaren e Suedisë.
Ajo ka bërë paraqitje shumë të mira këtë vit, duke u bërë një pikë shumë e fortë e skuadrës së grave të madrilenëve.
Kosovarja po konsiderohet si një nga sulmueset më të mira në qarkullim.