Sulmuesi Erling Haaland është në listën e lojtarëve që pëlqehet nga top klubet evropiane.
Norvegjezi pavarësisht moshës 20-vjeçare ka vëmendjen e top klubeve, e ndër to edhe Barcelona dhe Real Madridi.
Sipas Mundo Deportivo, Borussia Dortmund nuk dëshiron ta shesë, por në rast se do detyrohet atëherë do e lirojë për vlerën 75 milionë euro.
Klauzola e lirimit të Haaland gjithashtu vlen 75 milionë euro, por nuk aktivizohet deri në verën e vitit 2022.
Mbetet të shihet nëse Haaland do dëshirojë largimin dhe thuhet se në rast se pranon agjenti Mino Raiola do nis menjëherë negociatat me njërin nga dy klubet e mëdha spanjolle.