Dinamo fiton derbin me Partizanin

Futboll

Dinamo fiton derbin me Partizanin

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 17:32
Dinamo fiton derbin me Partizanin

Dinamo fiton derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit B i vlefshëm për javën e 6-të të grupit A të Kategorisë së Parë dhe ngjitet në krye të renditjes në kuotën e 13 pikëve, pozicion që e ndan sëbashku me Burrelin dhe Korabin dhe që do të kërkojë ta mbajë deri në fund të kampionatit pasi objektivi i Bluve në këtë sezon është ngjitja në Superiore.

Në kompleksin Internacional në Pezë Helmës, Dinamo përfitoi edhe një gafë e rëndë e Aldo Teqjas të cilit i shpëtoi topi nga duart në minutën e 27-të duke i kaluar mes këmbëve pas goditjes së lehtë të brazilianit Welber Almeida. Në momentin më të mirë të Partizanit ishte Dinamo që kaloi në avantazh dhe më pas frenat e lojës në dorë i morën blutë.

Në minutën e 59-të Welber Almeida gjeti edhe golin e dytë personal duke dyfishuar shifrat.

Gjithsesi atëherë kur fitorja dukej e sigurtë për skuadrën e Camaratës, Partizani B i cili po luante me një lojtar më pak rihapi sfidën në minutën e 87-të me golin e Odeon Bërdufit që mposhti për herë të parë në këtë sezon, ekspertin e portës së Dinamos Edvan Bakaj, por pavarsisht frikës së krijuar Dinamo e menaxhoi avantazhin deri në fund.

Në ndeshjen tjetër të ditës së enjte atë të grupit B mes Elbasanit dhe Flamurtarit që u luajt në Librazhd, triumfuan vlonjatët që morën fitoren e 2-të radhazi falë një goli me penallti në minutën e 25-të të kapitenit Andi Ribaj/

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat