Janë publikuar grupet për Kampionatin Evropian U21 që do të mbahet vitin e ardhshëm në Slloveni dhe Hungari, raporton Insporti.
Ky do të jetë Evropiani i parë i cili do të këtë 16 skuadra.
Turneu do të këtë gjithsej katër grupe, ku dy vendet e para do të kualifikohen për në çerekfinale.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/10/auto_Eo4gyRHWEAQ-cRr1607620154.jpg)
Këto janë grupet për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm
Për shkak të Coronavirusit, turneu do të mbahet në dy intervale kohore, pjesa e parë nga 24 deri 31 mars, ndërkohë faza e eliminimit direkt nga 31 maji deri me 6 qershor.