Sot bota e futbollit ishte në shok, me vdekjen e legjendës italiane!
Pas vdekjes së legjendës italiane dhe kampionit të botës me të kaltërit në vitin 1982, Paolo Rossi, ka reaguar dhe institucioni më i madh për futbollin në Evropë, UEFA.
Qeveria më e madhe e futbollit evropian ka shkruar në rrjetin e saj zyrtare në “Twitter”, se në të gjitha sfidat e sotme të League Europa do të mbahet një minutë heshtje për të nderuar figurën e ish-kampionit të madh.
“Futbolli evropian qan për ‘Pablito’-n, ku me kurorën e trefishtëtë tij legjendare ndaj Brazilit në Botërorin e 1982, dërgoi të kaltërit drejt fitimit të titullit të tretë botëror”, lexohej në komunikatën e UEFA-s.