Gjykata e Apelit e Milanos ka lënë në fuqi vendimin për 9 vjet burg për Robinhon, i cili ishte marrë në vitin 2017.
Futbollisti brazilian është shpallur fajtor për përdhunim në grup ndaj një femre 22-vjeçare me kombësi shqiptare, në janar të vitit 2013.
Siç bën të ditur agjencia italiane e lajmeve “ANSA”, faktet kanë treguar veprimet e tij në janar të vitit 2013, kur Robinho luante në Milano.
Një gjykatë e qytetit Lombard e ka shpallur atë fajtor për ushtrim dhune në grup ndaj një femre 22-vjeçare me kombësi shqiptare.
Për të njëjtin krim akuzohen gjithashtu 5 persona të tjerë.
Mediat italiane theksojnë se Robinho dhe 5 miq të tij kanë ushtruar dhunë për marrëdhënie seksuale ndaj të resë shqiptare.
Robinho, 33 vjeç, luan tashmë në Brazil me Atletico Mineiro. Ai numëron 100 paraqitje me kombëtaren e futbollit të Brazilit.