Milanese: Natë spektakolare, ja çfarë më tha Fonseca

Futboll

Milanese: Natë spektakolare, ja çfarë më tha Fonseca

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 23:00
Foto Ilustrim

CSKA Sofia dhe AS Roma luajtën ndeshjen e tyre në kuadër të xhiros së gjashtë të Europa League.

Bullgarët arritën fitore, që nuk ju duhej asgjë pasi që Roma kaloi tutje në fazën tjetër.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-1, në favor të vendasëve.

Golat u shënuan nga Rodrigues 5′ dhe Sowe 34′ dhe 55′.

Ndërsa, protagonist për Romën ishte 18 vjeçari,Tommaso Milanese, i cili shënoi golin e vetëm në minutën 22′ për ‘Giallorossët’ dhe u pa duke qarë.

Ai duke folur për mediat pas lojës u shpreh i ngazëllyer nga ajo çka ndodhi sot por shprehu se mund të kishte shkuar më mirë.

‘Natë e mahnitshme, mund të kishte shkuar akoma më mirë, por jam shum i kënaqur’, tha italiani për ‘SkySport’.

‘Luaj si mesfushor ofanziv, por do të luaj çdo kund ku më kërkon trajneri për të mirën e skuadrës’, tha talenti i Romës.

‘Trajneri ma ka thënë disa herë, ‘Duhet të luash ashtu siç je’, të njejtën gjë edhe bashkëlojtarët dhe më kanë qetësuar në njëfar mënyre. Duhej të isha i qetë që të merrja lojen në dorë’, deklaroi Tommaso Milanese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat