Ish sulmuesit të Istanbul Basaksehir, Robinho, i është konfirmuar aktakuza për përdhunim nga një gjykatë italiane.
Sipas ‘Foorball Italia’, verdikti që përbën dënimin nëntë vjeçar është konfirmuar nga një gjykatë italiane.
Incidenti ndodhi në Milano, në vitin 2013, ku viktima e dyshuar ishte 22 vjeçare.
Edhe Robinho edhe shoku i tij, Ricardo Falco, ishin dënuar me nëntë vite burg, por që vendimin e kishin luftuar tek gjykata e apelit.
Vendimi fillestar ishte që të gjithë të implikuarit të paguanin nga 60 mijë euro kompenzime vitktimës.
Viktima dyshohet se është me nacionalitet shqiptar, por mbetet të shihet deri në fund të procesit të gjykimit.
Por, gjykata ende nuk ka arritur t’i identifikojë të gjithë.
Sistemi gjyqsor italian ka katër shkalla të apelit, që do të thotë që Robinho nuk do të shkojë në burg pa u shtjelluar qështja në të gjitha.