Këtë javë, Lazio siguroi kualifikimin në fazën e eliminimit në Ligën e Kampionëve, pasi përfundoi i dyti në grup pas Dortmundit.
Këtij suksesi nuk iu gëziu vetëm ekipi italian, por edhe Fenerbahçe.
Kjo pasi marrëveshja e Lazios me Fenerbahçen për transferimin e Vedat Muriqit në Olimpico, ka përfshirë në klauzolë edhe disa bonuse tjera.
1 milion euro duhet t’i paguaj Lazio si bonus. Ndryshe, Muriqi nuk ka shënuar ende asnjë gol me ekipin e ri në 9 ndeshje të zhvilluara.
Ai vazhdon të jetë jashtë fushës për shkak të lëndimit muskulor.