Paul Pogba kurrë nuk e dëshironte rikthimin te Manchester United. Edhe në vitin 2016 francezi i kishte tri skuadra proritare para “Djajve të Kuq”.
“The Independent” zbulon se Pogba dëshironte të qëndronte te “Zonja e Vjetër”, por 98 milionë eurot e ofruara nga United e bindën Juventusin ta mbyllte operacionin.
Pogba kishte Barcelonën, Real Madridin dhe Paris-Saint-Germain si skuadrat e tij të preferuara, por nga ana tjetër Juventusi kishte nevojë për para.