Lautaro Martinez i zhgënjyer me Conten pas zëvendësimit ndaj Shakhtarit

Futboll

Lautaro Martinez i zhgënjyer me Conten pas zëvendësimit ndaj Shakhtarit

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 16:20
Lautaro Martinez

Lautaro Martinez thuhet se ishte i befasuar dhe i zhgënjyer nga vendimi i Antonio Contes për ta zëvendësuar atë në pjesën e dytë në ndeshjen e Interit ndaj Shakhtarit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Nerazzurrët u ndalen me një barazim 0-0 nga Shakhtar të mërkurën mbrëma dhe nuk arriti të kualifikohej në fazën e 16-tës të Ligës së Kampionëve.

Conte zëvendësoi sulmuesin argjentinas në pjesën e dytë dhe Lautaro nuk mund ta fshehte zhgënjimin e tij, raporton La Gazzetta dello Sport.

“Ai tundi kokën, duke u përpjekur të kontaktojë me sy me trajnerin para se të ulej në stol”, pretendon fillimisht raporti i mediumit italian.

“Ai gjithashtu u përpoq të bënte një gjest duke u përpjekur të fitonte vëmendjen e tij, por Conte mbeti i përqendruar në atë që ndodhi në fushë”.

Lautaro nuk kishte reaguar mirë kur Conte e zëvendësoi atë gjatë ndeshjes Genoa-Inter në tetor, por atë herë ai nuk ishte i kënaqur me performancën e tij.

Këtë herë, vendimi i Contes për ta zëvendësuar e befasoi atë.

“Ai dukej se po i thoshte trajnerit të tij: ‘Pse po më zëvendëson kur duhet të shënojmë?”, mbyll mediumi italian pretendimet.

Ndryshe, Lautaro mendoi të bashkohej me Barcelonën verën e kaluar pasi loja me Leo Messin do t’i jepte atij më shumë shanse për t’u rritur dhe për të fituar trofe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat