Prishtina në telashe, pa Boshnjakun! Në seancën e fundit një ditë para ndeshjes, Gjilani – Prishtina, kapiteni Lorik Boshnjaku pësoi një lëndim që nuk dihej shkalla e lëndimit.
"Pas ekzaminimit të hollësishëm, është konstatuar që ka lënduar fijen e muskulit të krahut, por fati në fatkeqësi është se nuk ka nevojë për operim, megjithatë kapitenit tonë i duhet të pushoj gjatë kësaj kohe dhe për të ka përfunduar stinori vjeshtor duke humbur katër ndeshjet e fundit.
Lorik Boshnjaku në këtë edicion deri para lëndimit është paraqitur në të gjitha ndeshjet, apo 15 sa ishin zhvilluar.
Kapitenit i urojmë sa më shpejtë të shërohet dhe të kthehet pranë shokëve të skuadrës", njofton FC Prishtina.