Favorizohen skuadrat me më pak dëmtime

Futboll

Favorizohen skuadrat me më pak dëmtime

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 17:19
Favorizohen skuadrat me më pak dëmtime

Ky sezon i Kategorisë Superiore është krejt ndryshe nga të mëparshmit. Nëse konkurrenca është njësoj si më parë, sot ka ndryshuar shumë në aspektin e menaxhimit. Në këtë situatë pandemie globale gjithçka është e paparashikueshme.

Javë pas jave kemi parë që skuadrat kanë patur firo në përbërje, me lojtarë dhe trajnerë të cilët janë ndaluar për shkak infektimi me Covid-19. Ndalesa që bëhet për shkak të infektimit sjell pasoja të tjera, pasi lojtarët ndalin stërvitjen dhe koha e karantinës kërkon më pas ditë ekstra për rigjetjen e formës.

Për ta bërë akoma më të vështirë është edhe kalendari i ngjeshur, ku tashmë po luhet çdo 3 ditë, duke bërë të vështirë rikuperimin e energjive dhe ruajtjen e formës optimale. Në këtë situatë merr një rëndësi të veçantë stoli, ku përveç cilësisë duhet edhe sasi, në mënyrë që t’u jepet mundësia e rikuperimit të lojtarëve që kanë më shumë minuta në këmbët e tyre.

Në një sezon me problematika të tilla kupton që larg do të shkojë ai ekip që pëson më pak dëmtime si dhe ka më pak firo për arsyet e lartpërmendura në këtë periudhë pandemie.

Një skuadër e plotë do ta ketë më të lehtë të menaxhojë dëmtimet dhe ngjeshjen e kalendarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat