Nesër, Lazio do të luaj ndaj Veronas, në kuadër të xhiros së 11-të të Serie A.
‘Biancocielestët’ kërkojnë fitoren me çdo kusht, që të mos largohen nga kreu i tabelës.
Lazio qëndron në pozitën e shtatë me 17 pikë gjithsej, ndërsa Verona ka ecuri të mirë befasuese ku qëndron në pozitën e tetë me 16 pikë gjithsej.
Sipas ‘Gianlucadimarzo.com’, Lazio pritet të startojë pa yllin kosovar, Vedat Muriqi, por siç bëhet e ditur as Thomas Strakosha nuk do të jetë startues.
Muriqi nuk po mund të gjejë formën me klubin që nga transferimi i tij, mungesa e tij erdhi shkaku i COVID-19, pastaj edhe lëndimi e mbajti prizrenasin jashtë fushave, theksojmë se Muriqi shënoi dy gola në dy paraqitjet e fundit për Kosovën.
Strakosha ende nuk është këndellur nga COVID-19, por ishte trejneri, Simone Inzaghi, i cili siguroi se Strakosha është portieri i parë.
Formacioni i Lazios:
(3-5-2): Reina, Luiz Felipe, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Leiva, Akpa Akpro, Fares; Correa, Immobile.