Kosovare Asllani ka qenë ndër më të mirat në Evropë prej vitesh!
Ajo luan për Suedinë dhe Real Madridin, por gjithçka që duhet të bësh, ta lexosh emrin dhe mbiemrin e saj për të zbuluar se nga vjen. Ajo është Kosovare Asllani - aktualisht një nga futbollistët më të mira në Evropë!, shkruan “Mondo.rs”.
“Për shkak të stilit të lojës dhe rrënjëve ballkanike, shumë në Suedi e quajnë atë si "Zlatan Ibrahimoviqi femër"”.
"Ajo tashmë ka postuar edhe foto në Instagram. Ajo ka lindur në qytetin suedez të Kristianstad në vitin 1989, nga prindër që u transferuan nga Kosova dhe Metohija. Prandaj e ka emrin Kosovare, për të kujtuar origjinën.
Një dedikim të ngjashëm ka edhe në tatuazh mbi kyçin e djathtë të këmbës, ku e ka shqiponjën dhe Flamuri shqiptar, një simbol që ka provokuar futbollistët serb në ndeshjet e futbollit në të kaluarën”, shkruan më tej.