Ibrahimovic: Jemi të parët, por nuk kemi fituar ende asgjë

Futboll

Ibrahimovic: Jemi të parët, por nuk kemi fituar ende asgjë

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 22:14
Zlatan Ibrahimovic

Sulmuesi i AC Milan, Zlatan Ibrahimovic, është ende jasht fushave shkaku i lëndimit, edhe pse si duket rikthimi i tij është afër.

I pyetur se edhe sa do të luaj futboll, suedezi u përgjigj se do të luaj deri sa nuk do të mund të bëjë këto gjëra.

‘Do të vazhdoj deri sa mund t’i bëj këto gjëra, vetëm duhet të kujdesem për fizikun tim dhe tjerat zgjidhen vetë’, tha 39 vjeçari në një intervistë për ‘BBC Sport’.

‘Jemi në formë të pabesueshme, por ende nuk kemi fituar asgjë, duhet ta kemi atë në mendje’, tha ai.

‘Herën e parë që erdha në klub, erdha për të fituar titullin, ndërsa herën e dytë erdha për të ndihmuar klubin të kthejë nivelin aty ku e kishte më herët. Është një sfidë e mirë dhe ndryshe, është gati e pa arritshme, gjë që më bën të ndihem gjallë’, përfundoi Ibrahimovic.

AC Milan do të ndeshet me Parman të dielën, në kuadër të xhiros së 13-të të Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat