Java e 11-të e Bundesligës nisi me sfidën mes Wolfsburg dhe Eintracht Frankfurt. Ujqërit arritën te fitonin me përmbysje 2-1 ndaj miqve.
Fillimisht, ishte sulmuesi holandez Bas Dost që kaloi Frankfurtin në avantazh, me një gol të realizuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 62-të.
Megjithatë, Wolfsburg arriti të përmbyste sfidën, falë dopietës së Weghorst më (penallti 76, 88), duke siguruar një fitore të rëndësishme.
Wolfsbug u ngjit në vendin e 4-të të renditjes me 21 pikë, ndërsa Frankfurt mbetet në vendin e 9-të me 13 pikë të grumbulluara.