Çfarë po ndodh me Keita Balde? Afrimi i bujshëm te Sampdoria, nga Monaco në huazim, sigurisht që u mirëprit nga tifozët dhe Claudio Ranieri.
Por, trajneri i ekipit dorian e ka pasur shumë pak ish-futbollistin e Lazios dhe Interit. Motivi lidhet me Covid-19 dhe dëmtimet. Vetëm gati 1 orë lojë në total për Keita në Serie A, ndërsa në 4 ndeshje është grumbulluar, kurse 6 të tjerat nuk ishte as në stol.
Rikuperimi i tij vazhdon, sipas komunikatës së klubit.
Komunikata – “Seancë individuale sot te Sampdoria për Manolo Gabbiadini, Nik Prelec dhe Lorenzo Tonelli; Keita Balde vazhdon rrugën e rikuperimit. Terapi dhe fizioterapi për Bartosz Bereszynski. Nesër, e shtunë, gjithashtu në mëngjes, është planifikuar stërvitja e fundit, kështu që pasdite do të vijë nisja për në Napoli”