Dimitar Berbatov, ish-sulmues i Manchester United, ka folur për Marca-n në lidhje me Cristiano Ronaldo-n, ish-shok skuadre te Djajtë e Kuq.
“Stërvitja me Cristiano-n ishte si një luftë, mendonte vetëm për të fituar, edhe në ndeshjen stërvitore ose në ushtrime”, ka thënë Berbatov.
“Nuk ishte një gjë negative, aspak. Cristiano ishte një djalë i mirë që rriste nivelin e konkurrencës të së gjithë skuadrës. Njëkohësisht, ishte argëtues dhe i sjellshëm”.
“Ishte shumë profesionist, edhe me rastin e festave të Krishtlindjes. Nuk e kam parë kurrë të pijë, as në ato ditë. Kujdesej shumë për veten”.
“Shkoje në stërvitje dhe e gjeje në palestër, më pas punonte pas stërvitjes duke goditur portën. Mbaronte, shkonte të bënte not dhe kthehej në palestër. Ishte i vendosur të bëhej më i miri”.