Federata e Futbollit të Kosovës, konfirmon se në fundjavën e ardhshme do të zhvillohen dy ndeshjet e mbetura.
Ballkani - Gjilani zhvillohet të shtunën nga ora 12:30 (me 19 dhjetor), ndërsa Prishtina - Drita të dielën nga ora 13:30 (me 20 dhjetor).
Të dy ndeshjet janë derbi dhe çdo pikë për secilën skuadër ka peshë të madhe.
Ballkani dhe Prishtina kanë përparësinë e terrenit, ndërsa mysafirët besojnë se do të dalin të pamposhtur.