Gjilani këndellet pas katër humbjeve rresht dhe fiton në fushën “Tahir Vokshi” në Brestovik, me rezultat 2:1 ndaj Besës nga Peja.
Një fitore që i jep vetëbesim para ndeshjes së mbetur me Ballkanin, që do të luhet me 19 dhjetor.
Në minutën e 2-të, Gjilani avancon me golin e Gerhard Prognit, që shënon nga goditja e lirë.
Në minutën e 65-të, Gjilani thellon epërsinë duke iu falënderuar futbollistit Nikaq.
Syla në minutën e 77-të ngushton humbjen e Besës.
Pas javës së 18-të në elitën e futbollit të Kosovës, Gjilani zë pozitën e katërt me 26 pikë, ndërsa Besa është në fund me 6 sosh.