Renova nga Xhepçishti i Tetovës dhe Shkupi, u ndanë baras (0:0) në ndeshjen e javës së 17-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë.
Derbi shqiptar nuk solli fitues por as sulmuesit nuk u treguan të shkathët.
Skuadra e Qatip Osmanit arriti një pikë ndaj kundërshtarit të favorizuar, Shkupi.
Shkupjanët janë në vend të dytë me 33 pikë, tre me pak se lideri Shkendija, ndërsa Renova zë pozitën e 9-të me 16 sosh.
Nesër takohen:
Vardari – Makedonija GP
Struga TL - Rabotniçki
Ak. Pandev - Shkendija
Boreci – Sileksi
Pelisteri – Bellasica
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13.00