Ka përfunduar ndeshja e vetme e luajtur sot në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Gjilani triumfoi lehtë 2-1 kundër Besës në një ndeshje që ishte më e vështirë se ç’pritej.
Pas ndeshjes deklaratë për shtyp dhe edhe trajneri, Sallah Sherifi.
“Mendoj që skuadra u paraqit mjaftë mirë, Besa janë skuadër e re dhe e mirë japin edhe lojë të mirë për të cilën i përgëzoj”
“I shpërdoruam disa raste që na vështirësuan punën, mendoj se Bushiç-it duhet t’i falen këto gabime pasi ishte i lënduar gjatë dhe nuk ka arritur akoma formën”.
“Ne si skuadër kemi ambiciet tona, kampionati është i gjatë… distanca me Dritën është shumë e madhe, por do të kërkojmë edhe Kupën edhe renditjen sa më të lartë”
“Jackson dhe Veliu patën tërheqje muskulore dhe mendoj që nuk do të jenë të lënduar gjatë”- përfundoi Sherifi.
Gjilani me këtë fitore u rikthye prapë në pozitën e katërt në tabelë.