Futbollisti i Cërvena Zvezdës nga Beogradi, Kanga ka bërë skena në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, kur skuadra e tij po kthehej nga Republika e Çekisë nga vizita në Slovan Liberec në Ligën e Evropës.
Kanga hyri në një përballje me një nga oficierët e doganave, i cili po kontrollonte çantën e tij në një kontroll rutinor të bagazhit të dorës.
Në atë moment, ai filloi t’ia merrte çantën nga dora e zyrtares së aeroportit.
Një bashkëlojtar i tij e mbajti të mos bënte ndonjë skandal edhe më të madh.
Në fund, Kanga u qetësua pak dhe nuk kishte probleme më të mëdha në vazhdim.