Alarmohet Real Madridi

Futboll

Alarmohet Real Madridi

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 15:56
Erling Haaland

Dy klubet e Manchesterit do të përplasen për të njëjtin objektiv në merkato. Dhe nuk është një objektiv dosido, por një yll i ri dhe i fuqishëm, që po mahnit krejt botën e këtij sporti. Fjala është për asin norvegjez të Borussia Dortmund.

“Qytetarët” dhe “Djajtë e Kuq” do të luftojnë për sulmuesin Erling Haaland në muajt e ardhshëm, sipas “Daily Mail”.

Real Madrid, gjithashtu ka qenë i lidhur me sulmuesin në fjalë, megjithëse çështjet e tyre financiare mund ta bëjnë të vështirë mbylljen e marrëveshjes me goleadorin, që ka menaxher Mino Raiola.

Ndoshta Solskjaer mund të jetë disi më i avantazhuar në këtë “ankand”, nisur nga fakti se e ka stërvitur futbollistin më herët dhe janë të dy norvegjezë.

Megjithatë, vetë trajneri i Manchester United duhet të votëbesohet në “Old Trafford” përmes rezultateve, sepse nuk duket dhe aq i sigurt në pozicionin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat