Alf-Inge Haaland, babai i Erling Braut Haaland, ka dhënë sinjale se djalit të tij do t’i pëlqente një aventurë në një klub më të madh se Borussia Dortmundi.
Ai ka thënë se Haaland është i lumtur në Bundesliga, por nuk ka përjashtuar dëshirën për ta veshur fanellën e një skuadre si Manchester United, Juventus, Manchester City, PSG, Real Madrid apo Barcelona – që të gjitha të interesuara për 20-vjeçarin.
“Largimi nga Dortmund? Është shumë i lumtur atje… por Earlingut i pëlqejnë sfidat. Kurrë nuk i dihet…”, deklaroi ai për “Tuttosport”.
Haaland është duke shkëlqyer në Bundesliga me Dortmundin. Aktualisht, ai ka më shumë gola se ndeshje.
Sulmuesi ka shënuar 33 gola në 32 paraqitje me fanellën e Borussias.