Lecce nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Frosinones në shtëpi ditën e sotme (e premte).
Dy ish-skuadrat e Serisë A ndanë pikët pasi luajtën 2:2 në ballafaqimin e vlefshëm për javën e 11-të në Serie B.
Për skuadrën vendase në fushë ishte edhe futbollisti shqiptar, Kastriot Dermaku.
Ky i fundit u zëvendësua 20 minuta para fundit të takimit, duke ia lënë vendin bashkëlojtarit të tij, Calderonit.
Lecce është në rrugë të mirë për rikthim në elitën e futbollit italian, pasi zë vendin e katërt me 20 pikë, vetëm tri më pak se vendi i parë, aty ku ndodhet Salernitana.