Bayern Munchen sonte luan kundër Union Berlinit në kryeqytetin gjerman
Kampionët e Gjermanisë synojnë fitore në këtë ndeshje, për t’u rikthyer në vendin e parë pasi që tashmë këtë vend e ka marrë Leipzig pas fitores 2:0 kundër Werder Bremenit.
Gnabry, Lewandowski dhe Coman janë treshja sulmuese e Hansi Flick sonte, derisa nga fillimi sonte për Bayern nuk starton Leroy Sane.
Bayern është në vendin e dytë momentalisht me 23 pikë, një më pak se lideri Leipzig por që ata kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Ndërkohë, keq nuk janë as Union Berlin të cilët nga 10 xhiro kanë arritur të fitojnë 16 pikë.