Sevilla fiton me një autogol

Futboll

Sevilla fiton me një autogol

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 20:10
Sevilla fiton me një autogol

Një autogol i Etxeitas, 9 minuta para fundit të kohës së rregullt riktheu te fitorja Sevillan në La Liga që mori një sukses shumë të rëndësishëm në transfertën ndaj Getafes me rezultatin 0:1.

Andaluzianët regjistruan suksesin e 4-t në 5 ndeshjet e fundit duke u ngjitur në vendin e 5-të të renditjes me 19 pikë.

Ajo e Coliseum Alfonso Perez ishte një sfidë e dominuar nga skuadra e Julen Lopeteguit që shfaqi më shumë dëshirë dhe grintë për ta fituar sfidën.

Përfundoi ndërkohë në barazim 2:2 sfida tjetër Valencias dhe Athletico Bilbaos.

Për vendasit realizuan Soler dhe Vallejo ndërsa për skuadrën baske Villalibre dhe Raul Garcia me penallti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat