Union Berlini befason për të mirë, duke barazuar me rezultat 1:1 me kampionin në fuqi, Bayerni ga Munihu, në kuadër të javës së 11-të të Bundesliga I.
Në minutën e 4-të, Promel e kaloi në epërsi Union Berlinin, ndërsa Bayerni pas shumë orvatjeve barazon rezultatin 1:1 në minutën e 68-të, duke iu falënderuar sulmuesit polak Robert Lewandowski.
Union Berlini u tregua kockë e fortë për bavarezët në stadiumin “An der Alten Försterei” në Berlin.
Bayerni megjithatë edhe barazimi i mjaftoi që të kthehet në krye të tabelës me 24 pikë, duke e lënë pas Leipzigun me 24 sosh dhe Union Berlini është në vend të gjashtë me 19 pikë.