Sonte u luajt ndeshja ndërmjet Manchester United dhe Manchester City, në kuadër të xhiros së 12-të të Premierligës.
Ndeshja nuk pati shumë raste, në pjesën e parë nuk kishte as kartonë.
Analisti i ‘SkySports’, Roy Keane, kritikoi ekipet ku tha se nuk kishte parë kurrë një derbi të kishte kaq shumë përqafime dhe biseda në mes lojtarëve.
‘Ata duhej të lenin gjithçka në fushë, në vend se të përqafoheshin, të lutem, ky është derbi’, tha Keane.
Ekipet nuk ndryshojnë pozitë me këtë barazim, Manchester United qëndron në pozitën e tetë me 20 pikë, ndërsa Manchester City qëndron në pozitën e nëntë me 20 pikë po ashtu.